Kina miratoi sot një ligj që synon t’u japë grave mbrojtje më të madhe kundër diskriminimit gjinor dhe ngacmimit seksual.
Ligji vjen në një kohë kur aktivistët kanë shprehur shqetësimin për rritjen e retorikës së qeverisë për vlerën e roleve tradicionale të grave dhe atë që disa e shohin si një kthim prapa në të drejtat e grave dhe pikëpamje më kufizuese për abortin.
Nuk është ende e qartë se deri në çfarë mase do të pasqyrohen këto pikëpamje më konservatore në ligjin e ri. Detaje mbi ligjin përveç miratimit të tij nuk janë bërë ende të ditura.
Është hera e parë në gati 30 vite që ndryshohet ligji për mbrojtjen e grave. Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha të enjten se ligji “forcon mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të grupeve të paprivilegjuara si të varfërit, gratë e moshuara dhe gratë me aftësi të kufizuara”.
Sipas Xinhua, punëdhënësit do të mbajnë përgjegjësi nëse shkelen të drejtat dhe interesat e grave në punë dhe mbrojtjen kundër trafikimit të tyre.