Kina ka paralajmëruar qytetarët e saj që të “vlerësojnë plotësisht rreziqet” e udhëtimit në SHBA, duke marrë parasysh të shtënat e kohëve të fundit, perderisa tensionet midis dy superfuqive janë në rritje.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit paralajmëroi për kërcënime të tilla si grabitje dhe dhunë me armë..
Ministria e jashtme e Kinës gjithashtu tha se agjencitë e zbatimit të ligjit të SHBA-ve kanë “ngacmuar” qytetarët e saj duke i marrë në pyetje.
Këto veprijme vijnë në mes të një lufte të pushtetit midis Kinës dhe SHBA-së mbi tregtinë.
SHBA rinisi luftën tregtare me rritjen e tarifave në maj si dhe zgjeroi konfliktin duke futur në listën e zezë gjigantin kinez të teknologjisë Huawei.
Të dyja palët kanë vendosur tarifa për miliarda dollarë mallra ndaj njëra-tjetrës gjatë vitit të kaluar, duke ndërprerë tregtinë dhe duke dëmtuar ekonominë globale.