Autoritetet kineze i kanë raportuar 57 raste të reja të koronavirusit për 24 orët e kaluara. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga 13 prilli, duke ngjallur shqetësim për rikthim të sëmundjes.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se 36 raste të reja janë raste të infektimit lokal në Pekin dhe dy raste të tilla u shënuan në provincën Liaoning. Zyrtarët shëndetësorë lokalë thanë se këto dy raste kishin kontakte të ngushta me rastet e Pekinit.
Vala e re e rasteve të infektimit lokal ka bërë që autoritetet të marrin masa të reja të izolimit. Njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi në 11 zona banimi. Këto raste ishin të parat në Pekin në dy muajt e fundit, shkruan “The Guardian”, transmeton GazetaExpress
Ndryshe, Kina është shteti që i regjistroi rastet e para të sëmundjes së re në dhjetor të vitit të kaluar. Dyshohet se virusi filloi të përhapej nga një treg në Wuhan.