Rafineritë kineze nga tash e tutje do të përdorin ekskluzivisht shërbimet iraniane të naftëmbajtësve kur bëhet fjalë për blerje të naftës nga ai vend, pasi kompanitë e tjera të transportit kanë pezulluar operacionet në Iran për shkak të kërcënimeve të sanksioneve të SHBA.
Sinopek kinez, përpunuesi më i madh në Azi dhe tregtari shtetëror i naftës Dzuhaj Dzenrong, kanë vendosur klauzola në kontratën me Iranin për furnizimet që do të përdorin vetëm cisterna në pronësi të kompanisë kombëtare të cisternave iraniane (NITC), raporton Reuters duke cituar burime të paidentifikuara.
Autoritetet kineze më parë këtë muaj njoftuan se nuk do të ndalonin blerjen e naftës iraniane, pavarësisht përpjekjeve të Uashingtonit për të ulur eksportet iraniane në zero, por gjithashtu për të mos rritur sasinë e naftës që Pekini blen nga Teherani.
Një tjetër klienti iranian India, nuk pranoi të zbatojë sanksionet unilaterale të Uashingtonit kundër Teheranit, por reduktoi sasinë e naftës që blen nga Irani, duke përmendur shqetësimet rreth një humbjeje të mundshme të qasjes në tregjet financiare të SHBA.
SHBA ka rinovuar sanksione mbi Iranin pas një tërheqjeje të njëanshme nga një marrëveshje bërthamore me Teheranin.
Raundi i parë i sanksioneve të SHBA hyri në fuqi më 7 gusht dhe raundi i dytë do të hyjë në fuqi në nëntor.