Kina tenton të ndaloj gjithë botën të promovoj demokracinë në Hong Kong

| 08 Kor 2020 | 19:01 | Nga

Ligji i ri drakonian i gjoja sigurisë kombëtare në Hong Kong raportohet të ketë një seksion që ndalon çdo person në botë të përkrahë demokracinë në Hong Kong, që disa e kanë ngritur si çështje shqetësuese pasi Kina dhe Hong Kong ka marrëveshje ekstradimi me mjaft shtete.


Kina ka synuar për një kohë të gjatë të shtyp rezistencën e organizuar jashtë vendit me kërcënime të heshtura dhe detyrime” ka raportuar media amerikane Axios. “Tani ka kodifikuar këtë praktikën në ligj- me potencial të shtrëngimit të njerëzve dhe kompanive anekënd botës të zgjedhin mes lirisë së shprehjes dhe ndalimit të hyrjes në Hong Kong.”

Axios thekson Nenin 38 të ligjit të sigurisë kombëtare që e aplikon atë ndaj kujtdo që kryen shkelje kundër Rajonit Special Administrativ të Hong Kong “ nga jashtë këtij Rajoni nga një person që nuk është banor i përhershëm i Rajonit.”

Wang Minayo, avokat amerikan me prejardhje kineze me seli në New York i ka thënë Axios, se kjo aplikohet “për çdo person në botë. Kjo kështu interpretohet. Nëse unë dal para komitetit të Kongresit amerikan në Washington dhe them diçka kritike, kjo do të ishte shkelje e këtij ligji.”

Kjo mund të ketë pasoja për shtetas të huaj dhe kompani me lidhje biznesi apo familjare në Hong Kong.

Taiwan News raporton se gjithsej 52 shtete kanë nënshkruar marrëveshje ekstradimi me Kinën dhe Hong Kong. Disa prej shteteve që kanë marrëveshje ekstradimi me Hong Kong është edhe Shtetet e Bashkuara, Australia, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, India me të tjerëve.

South China Morning Post ka raportuar se një grup ligjvënësish ndërkombëtar ka nisur iniciativë që kërkon nga shtetet perëndimore të anulojnë traktatet e ekstradimit me Kinën si reagim ndaj ligjit të ri të sigurisë kombëtare.

Të ngjashme