Ministria e jashtme kineze, tha këtë të marte se qeveria do t’i përgjigjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse kjo e fundit insiston në eskalimin e luftës tregtare mes këtyre dy vendeve.
Zëdhënësi i ministrisë, Geng Shuang, e bëri këtë koment pas tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, ku ndër tjera po cilësohet si një luftë tregtare mes dy gjigandëve ekonomik.
Kjo përgjigje, është në fakt e pritshme nga qeveria kineze, raporton Reuters.
SHBA-ja kishte vendosur tarifa ndaj mallrave kineze, ndërkohë që Kina në fillim nuk iu përgjigj me të njëjtën mënyrë. Por më pas, kur SHBA-ja i shtoi tarifat, të njëjtën gjë e bëri edhe Kina si përgjigje.
Të dy vendet kanë bërë të ditur se janë të gatshëm për negociata, ndërkohë që ende nuk është caktuar e në fakt gjithmonë e më shumë po shtyhet data e negociatave për zgjidhjen e kësaj krize.