Kina thotë se punonjësi i një kompanie ushtarake është ekspozuar si spiun i CIA-s

| 11 Gus 2023 | 17:44 | Nga

Agjencia civile e spiunazhit të Kinës ka ekspozuar një shtetas kinez që dyshohet se ka dhënë informacione të ndjeshme ushtarake për CIA-n, e fundit në një varg akuzash shumë publike për spiunazh midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Në një deklaratë të premten, Ministria e Sigurisë Shtetërore e Kinës tha se i dyshuari, i identifikuar me mbiemrin e tij Zeng, punonte për një grup industrial ushtarak kinez të paidentifikuar në një rol që i jepte atij qasje në informacione të rëndësishme të klasifikuara, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Ministria tha se Zeng, 52 vjeç, u dërgua nga punëdhënësi i tij për të avancuar studimet e tij në Itali.

Ndërsa atj dyshohet se atij iu afrua një zyrtar i ambasadës amerikane dhe ata gradualisht zhvilluan një “marrëdhënie të ngushtë” përmes aktiviteteve të tilla si darka, daljet dhe shikimi i operave, sipas deklaratës.

Ministria pretendoi se ndërsa angazhimi i tyre u thellua, zyrtari amerikan zbuloi se ishte një oficer i CIA-s. Zeng dyshohet se iu ofrua “një sasi e madhe” parash dhe imigrimi në ShBA për familjen e tij, në këmbim të informacionit të ndjeshëm për ushtrinë kineze, thuhet në deklaratë.

Ai tha se Zeng nënshkroi një marrëveshje spiunazhi me ShBA dhe mori vlerësim, si dhe trajnim.

Pas përfundimit të studimeve, Zeng u kthye në Kinë dhe dyshohet se u takua me personelin e CIA-s disa herë për të siguruar “një sasi të madhe të inteligjencës bazë”, sipas deklaratës.

Të ngjashme