Shteti kinez po i jep ndihmë të madhe Serbisë në luftën kundër parandalimit të Koronavirusit të ri.
Një pjesë e mjekëve me eksperiencë në luftën kundër këtij virusi tashmë vecc ka mbërrirë në shtetin serb.
E veç eksperiencës e ndihmës ata kanë dërguar në Serbi edhe plot 16 tonë me furnizime me pajisje mjekësore.
Kina është vendi i parë ku u shfaq virusi vdekjeprurës, me qendër në Ëuhan në fund të dhjetorit. Shteti është përballur me një numër të madh të infektuarish, e me vdekje të shumta.
Ndërsa tani koronavirusi po rrezikon Evropën, duke bërë që shtetet e ndryshme të raportojnë numra në rritje dita ditës nga vdekjet e shumta. Italia është duke u përballur më së shumti me koronavirusin, ku brenda një dite të vetme shënohen qindra viktima.