Kinezi kapet me 80 mijë euro në Rinas

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas kinez u arrestua dje në Rinas, teksa Policia Kufitare i gjeti një shumë të konsiderueshme parash të padeklaruara dhe disa steka cigaresh pa pullë që do t’i kalonte kontrabandë.

I arrestuari është Jinwei Liu, 43 vjeç, që tentoi t’i shpëtonte sigurisë së aeroportit, teksa në trup dhe në çantën e dorës kishte fshehur 80 mijë euro dhe 9 steka cigaresh pa pullë fiskale. Gjithashtu, gjatë kontrollit, i janë gjetur edhe 76 mijë lekë si edhe 2.900 jen.

Mësohet se Liu jetonte prej vitesh në Shqipëri dhe ushtron aktivitetin si tregtar pranë “Medresesë” në Tiranë. Kinezi ka rrëfyer në polici se nuk i deklaroi paratë, pasi ka pasur për qëllim t’u shmangej taksave.

Ndërkohë, pas gjetjes së parave të padeklaruara, policia i ka sekuestruar ato deri në përfundim të hetimeve për të mësuar më shumë mbi aktivitetin e 43-vjeçarit nga Kina.

Për Liu janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës materialet, ku ndaj tij rëndon akuza e kontrabandës me mallrat e akcizës si dhe mosdeklarim të hollash në kufi. /Top Channel

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme