Kolegjiumi i Kirurgjisë të Spitalit Rajonal Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim unanim që t’i bashkëngjiten grevës së Kirurgëve të filluar në QKUK dhe të kirurgëve e spitaleve Rajonale. Kjo grevë do të fillojë nesër “Greva ka të vetmen kërkesë ka rritjen e koeficientit të pagës për kirurg dhe konform kësaj rritjen e pagës”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje në njoftim thuhet se “përkrahim në tërësi kërkesat e Kolegjiumit të Kirurgëve të QKUK-së”.
Gjatë grevës do të ndërpriten operacionet elektive kurse shërbimet nuk ndërpriten për raste urgjente.
“Shprehim keqardhjen tonë që gjatë kohës së grevës nuk do të mund të ju ofrojmë shërbime pacientëve tanë”, thuhet tutje.