E përditshmja ruse “РОССИЙСКАЯ ГАЗЕТА“, njofton se zëdhënësi i Kishës Ortodokse Ruse, mitropoliti Ilarion, ne një intervistë për “TV Rusija 24”, ka folur për situatën në Malin e Zi, sulmet, siç i quan ai, që Qeveria e Malit të Zi është duke i bërë kundër klerikëve të Kishës Ortodokse Serbe.
Kisha Ortodokse Ruse hapur mbështet qëndrimet e Kishës Ortodokse Serbe dhe mitropolitit Amfilohije, të Dioqezës së Malit të Zi, në raport me zhvillimet në Malin e Zi.
Mitropoliti prorus Amfilohije me mitropolitit rus Ilarijon ne Manastirin e Cetinës
Mitropoliti Iliarion, fokus kritike më shumti e kishte presidentin Gjukanoviq, duke e paraqitur si ateist dhe duke thënë se, “ka dalë hapur kundër popullit të vet”.
Sipas Ilarionit, Gjukanoviq është duke tentuar ta formojë një një kishë të re, e cila nuk është e pranueshme për popullin e Malit të Zi.
Mitropoliti Ilarion, e krijoi një ndërlidhje në mes të situatës në Malin e Zi dhe asaj në Ukrainë, duke e krahasuar presidentin Gjukanoviq me ish-presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, pasi që “edhe Ukrania ashtu sikurse Mali i Zi është duke u munduar ta krijojë kishën e saj autoqefale, pra për tu ndarë nga Kisha Ortodokse Ruse”.
“Gjukanoviq do të humbë turpshëm në zgjedhje, ashtu siç ka humbur edhe ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko”, e kaloi temën Ilarjon nga religjioni në politikë.
Vlen të theksohet se tri ditë para intervistës së zëdhënësit të Kishës Ortodokse Ruse, për situatën në Malin e Zi është prononcuar edhe zëdhënësja e Qeverisë Ruse, Marija Zaharova.
Ajo ka sulmuar Qeverinë e Malit të Zi, se ka ndaluar episkopin e Nikshiqit, Joanikije dhe gjashtë priftërinj tjerë, për organizim të tubimit para kishës në Nikshiq dhe shëtitjeve në rrugët e qytetit. Klerikët e Kishës Ortodokse Serbe ishin ndaluar nga policia dhe iu ishte caktuar masa e ndalimit për 72 orë, pasi kishin thyer vendimet e Qeverisë së Malit të Zi, për ndalimin e tubimeve gjatë pandemisë së COVID-19.
Në zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, më 2016, Moska zyrtare mbështeti partitë proserbe, të cilat kanë kundër integrimit të Malit të Zi në NATO dhe për përafrim të raporteve me Rusinë. Kurse, pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, pati tentim për grushtet, ku ishin të përfshira shërbimet ruso-serbe. /Telegrafi/