Beograd, 28 gusht – Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) do të mbahet më 6 nëntor në Beograd dhe në të do të shtrohet edhe çështja e Kosovës, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.
Siç shkruan e përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, duke u thirrur në burime të saj, “Në kreun e KOS-it thonë se situata në Krahinë (siç e quajnë ata Republikën e Kosovës, sqarim ynë) kërkon shqyrtim në nivelin më të lartë dhe shtojnë se në radhët e peshkopëve ekziston një rrymë e fuqishme që dëshiron të hapë këtë çështje, në mënyrë që KOS-i edhe një herë të marrë qëndrim rreth saj.