Në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave që “fluturuan” te shumë shikues që ishin mbledhur për të parë nga afër garën e organizuar nga një auto-klub në qytetin anglez Stevenage, me ç’rast janë lënduar 17 persona ku disa prej tyre kanë pësuar me lëndime të rënda.
E në rrjetet sociale është shfaqur videoja e këtij incidenti që është filmuar me telefon nga dëshmitarët, ku shihet se si njëra veturë godet tjetrën dhe humbin kontrollin e “fluturojnë” në drejtim të qytetarëve që qëndronin në skaj të rrugës në Stevenage, rreth 45 metra në veri të Londrës.
Ky event ishte organizuar nga klubi Kruz-Herc, anëtarët e të cilit takohen pothuajse të enjte. Megjithatë, takimi i fundit i tyre sigurisht se do të mbahet në mend për një kohë të gjatë për faktin se janë lënduar shumë persona. /Telegrafi/