Kandidati numër 44 i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Albin Gashi, kishte qenë ndër organizatorët e koncertit të Viktor Palokës-Unikkatili në stadiumin e qytetit në Prishtinë.
Ai koncert, që është më i madhi i mbajtur ndonjëherë në vendin tonë ishte mbajtur në vitin 2012.
Pak para koncertit ishin takuar edhe Albin Kurti me Unikkatilin.
“Ska ma t’fort se na”, i kishte thënë artisti i njohur Kurtit.
Tani që jemi afër zgjedhjeve Albin Gashi është kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Gashi është një kandidat shumë i përgatitur. ai është i biri i avokatit të njohur Tomë Gashi, dhe studimet i ka përfunduar në SHBA. Ai ishte një basketbollist i shquar dhe në vitin 2008, me bursë meritore vazhdoi vitin e fundit të shkollës së mesme në Dallas të Texasit. Pastaj studimet e larta i filloi në San Diego të Kalifornisë dhe i përfundoi ato në Fordham University në Neë York, si i diplomuar për Studime Ndërkombëtare.
Gjatë studimeve kishte themeluar kompaninë Powow Entertainment që theu rekordet e aktivitetit kulturor të mbajtur në Kosovë, ku mbi 25 mijë persona ishin në stadiumin e Prishtinës.
Tani kompania premton që me 6 tetor të sjell Unikkatilin përsëri në Stadium të Prishtinës për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje.
“P’i shtim dy Albinat t’na bin Unikkatilin prap n’Stadion t’Prishtines per festen e Vetevendosjes mas 6 Tetorit”, thuhet në postimin e kësaj kompanie në Facebook.
“Shqipet e vërteta kan dashni!”