Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas policisë, i dyshuari kishte tri urdhër arreste të lëshuara nga gjykata.
Ai është dërguar në burgun e Prishtinës për ta vuajtur dënimin.
“Aeroporti Adem Jashari, Prishtinë 19.11.2021 – 01:04. Në bazë të tri urdhëresave lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Prishtinës”, thuhet në njoftim.