Aktori dhe modeli i njohur turk, Kıvanç Tatlıtug, është shtruar në spital pas dyshimeve se është prekur me COVID-19.
Ai ishte i izoluar së bashku me gruan e tij, Başak Tatlıtug, në një shtëpi në rrethin Kemerburgaz të Stambollit.
Sidoqoftë, më pas u raportua të jetë ndjerë i sëmurë dhe shkoi në spital për të bërë një test për coronavirus.
Pas një qëndrimi të shkurtër, Tatlıtug u largua nga spitali.
“Ne kemi qenë në shtëpi për 15 ditë. Kam pasur një sëmundje të vogël dhe tani jam duke pritur për rezultatin e testit tim për coronavirus”, u tha aktori i famshëm gazetarëve gjatë daljes nga spitali.
36-vjeçari së fundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale për t’i treguar fansave se ai ka rezultuar negativ në testin e virusit vdekjeprurës.
“Testi i coronavirusit që e kam kryer në spital ku isha me ankesa për temperaturë të lartë dhe kollë ishte negative. Si rezultat i ekzaminimeve, fokusi ishte te pneumonia në një zonë të vogël të mushkërive. Unë u trajtova në këtë drejtim”, ka thënë aktori.
Tatlıtug, i cili u bë i famshëm pasi fitoi konkursin si “Modeli më i mirë në botë në 2002”, aktualisht është ndër aktorët më të njohur dhe më të paguar në Turqi.
Kivanç ka fituar famë të gjerë në të gjithë Turqinë, Ballkanin dhe botën arabe me rolet e tij në serialet televizive turke, duke përfshirë “Gümüş”, “Aşk-ı Memnu” dhe “Kuzey Güney”.