Nënkryetari i Lëvizjes për Drejtësi (LD), Beni Kizolli, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Faruk Tahiri, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Ata u mirëpritën nga Kryetari Besim Berisha, Kryeimami Orhan Bislimaj dhe zyrtarët e tjerë tw kwtij institucioni.
Nënkryetari, Kizolli, e vlerësoi rolin e Bashkësisë Islame, për shoqërinë, si dhe premtoi bashkëpunim në të ardhmen.
Kizolli që në këto zgjedhje, së bashku me kryetarin e LD-së, Sylejman Çerkezi, garon për deputet përmes listës së Lëvizjes Vetëvendosje, tha se do të jenë të përgjegjshëm karshi kërkesave të të gjithë qytetarëve, pa dallim feje, apo kombësie.
Vlen të përmendet se Beni Kizolli e gëzon statusin e vakiflënësit në Bashkësinë Islame. Ai dhe familja e tij, në vitin 2017, e kanë dhuruar “vakëf”, xhaminë /mesxhidin “Haxhi Hasan Begu”, që gjendet në lagjën Tabakhane në Prizren.