Kjaer nënshkruan me Sevillan

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 19:02 | Nga

Simon Kjaer tashmë edhe zyrtarisht është bërë me skuadër të re.

Mbrojtësi ka nënshkruar me Sevillan pas transferimit nga Fenerbahce, danezi pasi përfundoi me sukses testet mjekësore nënshkroi kontratë katër vjeçare me skuadrën spanjolle.

Ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Eduardo Berizzo që nesër (e enjte) ku do të marrë pjesë në stërvitjet para sezonale.

Vlen të theksohet se Sevilla dje (e martë) ka zyrtarizuar edhe anësorin Jesus Navas, i cili ishte liruar nga Manchester City.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme