Thellësisht i zhgënjyer dhe i dëshpruar me vendimin e Bordit të KEK-ut, që të furnizojë me 1320 ton thëngjill falas shkollat e Komunave të Fushë Kosovës dhe Obiliqit për ngrohje gjatë sezonit dimëror.
Padyshim që shpresoj shumë që këto dy komuna të mos e pranojnë këtë “dhuratë” e cila do të jetë tepër e dëmshme për nxënësit, stafin e këtyre shkollave si dhe ata banorë që jetojnë afër tyre.
Gjithashtu shpresoj që akterëve të përfshirë në këtë qështje, t`u rikujtohet se me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës të marrë me datën 06.11.2018, është i NDALUAR përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse për ngrohje në institucionet publike në gjithë teritorin e Republikës së Kosovës.
Lutem që ky vendim i Bordit të KEK-ut të anulohet sa më parë.
(Autori ka qenë ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor)