Një rast i zhdukjes është paraqitur të premten në njërin prej stacioneve të Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Bëhet fjalë për 22 vjeçaren Arbnora Dobra nga komuna e Skenderajt.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, e ka konfirmuar rastin.
“Mund të ju konfirmoj se sot me 28.09.2018 rreth orës 14:00 në Policinë e Kosovës është paraqitur ankuesi Mashkull/SH/K i cili raporton se viktima femër, me datën 27.09.2018 rreth orës 08:15, është larguar nga shtëpia”, ka thënë Hoxha.
Njësitë policore kanë iniciuar rastin dhe kanë filluar procedurat për hetime të mëtejme.
Familja Dobra kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Arbnorën.