I tërë njerëzimi e ka quajtur zbulimin e “iPhone’it” si revolucion të teknologjisë, mirëpo askush në të vërtetë nuk e ka ditur se si ka “lindur” ky telefon revolucionarë.
Sipas, Scott Forstall, bashkë themeluesit të kompanisë Apple thotë se ky telefon ka “lindur” si pasojë e asaj se Steve Jobs e ka urryer një punonjës në kompaninë për prodhimin e pajisjeve teknologjike Microsoft.
“Steve e ka urryer atë tip”, ka thënë Forstall në mbrëmjen e 10 vjetorit të prodhimit të iPhone’it të parë.
Nuk bëhet fjalë për Bill Gates’is, për shokun dhe njëkohësisht rivalin e tij i cili e ka zbuluar kompaninë e Microsoft’it. Bëhet fjalë për një punëtorë të Microsoft’it I cili ishte shok i gruas së Steve Jobs, Laurene Poëell Jobs.
“Sa herë që Steve e ka takuar atë djalë, gjithmonë është kthyer i hidhëruar” thotë Forstall.
Pika e thyer erdhi kur punonjësi i Microsoft i tha Jobs se softueri kishte “zgjidhur informatizimin” me përpjekjet në Tablet PC. Ashtu si tabletët që do të vinin më vonë, Tablet PC u zhvillua në një version të veçantë të softuerit Microsoft të Ëindoës’it, ishin më të vogla dhe më të lehta se kompjuterat laptopë për tu përdorur.
“Gjëja e parë është që ju jeni idiotë. Ska nevojë për përdorimin një lapsi”, ka thënë Jobs, sipas Fostall. Njerëzit i humbin ato kishte thënë Jobs.
Më pas, Jobs kishte vendosur që të prodhonte një pajisje që të përdorej vetëm më gishta!
Në fund, Fostall tha se “Nuk kishte më pyetje aty, duhej të prodhohej një telefon i këtij lloji”