Presidenti Hashim Thaçi ka komentuar edhe thirrjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për një përballje televizive. Thaçi tha se këtë e ka zhvilluar që 20 vjet dhe se humbës ka qenë Kurti.
“Jam president i vendit dhe debatet televizive i kam zhvilluar 20 vjet përballë oponentëve politikë dhe rezultatet dihen që kanë qenë humbje spektakolare për zotëriun”, tha ai.
Ndërsa sa i përket dyshimit që ngriti u.d ministri në detyrë i Punëve të Brendshme se ai ka kontrabanduar deputetin Behgjet Pacolli, Thaçi tha se pyetja duhet t’i bëhet vetë Pacollit
“Secili deputet e ka emrin dhe mbiemrin, si dhe e ka adresën. Bëni pyetje atyre sepse s’flas në emër të deputetëve e as të Kuvendit, as të Qeverisë. Unë flas në emër të presidencës dhe të sigurimit të garantimit të funksionimit demokratik. Kërcënimet dhe shantazhet ndaj deputetëve nga grupi që kanë mbetur në Qeveri duhet t’i ndalin”, tha ai raporton EO.
Për arsyen e vizitës në Shqipëri, Thaçi e pati një përgjigje të shkurtë.
“Veç për qejf”.