Kjo është arsyeja pse Donald Trump nuk pi kurrë alkool

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Donald Trump është presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump si një prej personazheve më të fuqishme në botë, është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Donald John Trump është i martuar me Melania Trump që nga viti 2005, ndërsa më parë ka qenë i martuar dy herë, me Marla Maples dhe Ivana Trump.

Presidenti i SHBA-së ka 5 fëmijë, Ivanka Trump, Donald Trump Jr, Barron Trump, Tifanny Trump dhe Eric Trump.

Më poshtë ju sjellim 5 gjërat që nuk i dini rreth Donald Trump:

1. Prindërit e dërguan në Shkollën Ushtarake të New York kur ishte vetëm 13 vjeç. Kjo pasi mendonin se fëmija i tyre ka nevojë për më shumë disiplinë.

2. Presidenti Trump nuk pi alkool. Kjo për arsye se vëllai i tij ka qenë një alkoolik dhe ka vdekur në vitin 1982 nga varësia.

3. Trump ka marrë pjesë në disa episode të serialeve të ndryshme. Një prej tyre është  edhe seriali i njohur “Sabrina, shtriga adoleshente”.

4. Presidenti Trump është “germafob”. Kjo njihet si frika prej baktereve dhe “çmenduria” pas pastërtisë.

5. Edhe nëse nuk do të ishte president i shtetit më të fuqishëm në botë, Trump përsëri do të ishte shumë i pasur. Kjo pasi që babai i tij i ka lënë si trashëgimi një pasuri të majme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme