Bernard Challandes ka zbuluar listën e Kosovës për dy ndeshjet e shtatorit, që zhvillohen në kuadër të Ligës së Kombeve, në të cilat mungon Vedat Muriqi.
Sulmuesi prizrenas ka pësuar një dëmtim para tri ditësh.
“Muriqi e ka pësuar një lëndim dhe për këtë arsye nuk është ftuar”, ka deklaruar menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala për Gazetën Olle.
Më 3 shtator, Kosova takohet me Moldavinë në Itali, ndërsa tri ditë më vonë pret Greqinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Për dallim nga herët e kaluara, këtë herë Challandes nuk ka ftuar ndonjë lojtarë të ri.
Kosova do të nisë grumbullimin në Itali.