Kjo është arsyeja pse nuk po mund të dashurohet Zanfina?

Prishtinë | 30 Gus 2016 | 09:13 | Nga

Këngëtarja Zanfina ismaili ka pak kohë që ka publikuar videoklipin e saj më të ri “M”, të cilin ia dedikoi nënës së saj të ndjerë, dhe si projekt u pëlqye shumë nga fansat.

Pas një pune mjaft të lodhshme që ka bërë me realizimin e klipit, ka vendosur që t’i japë vetes disa ditë pushimi.

Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi në SnapChat, ku shihet gjatë pushimeve verore, e ndërsa më vonë ka publikuar edhe disa thënie, të cilat tregojnë se pse njerëzit janë beqarë.

“Njerëzit të cilët kanë qenë single për një kohë të gjatë janë më të vështirët për t’u dashuruar, ata janë mësuar me ndjenjën e të qenit single, pavarësia dhe mjaftueshmëria me vete bën që të marrin diçka të jashtëzakonshme dhe i bind ata që kanë nevojë për ju në jetën e tyre”.

A thua të jetë kjo arsyeja që ajo tash e një kohë është single, edhe pse në pushime shihet vazhdimisht vetëm, e pa shoqëruar nga dikush në fotografi.

2

3

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme