Zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi, u pa në seancën e sotme gjyqësore në Hagë. Ai është bërë pjesë e ekipit mbrojtës të ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.
Krasniqi dhe Sherifi ishin bashkëpartiakë në Nisma.
Mbrojtja e Jakup Krasniqit do ta thotë nesër fjalën hyrëse në gjykim.
Sot, fjalën mbrojtëse para gjyqit e dhanë avokatët e Thaçit, Veselit e Selimit. Thaçi dhe Selimi zgjodhën që t’i thonin disa fjalë edhe vetë.