Kjo është e frikshme, Zana Avdiu merr kërcënime të rënda në rrjetet sociale

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Avokati Arianit Koci ka publikuar disa nga mesazhet kërcënuese që ka marrë aktivistja Zana Avdiu

Këto komente janë të frikshme dhe kërcënuese për jetën e Avdiu, derisa në mesin e tyre ka edhe komente të tilla si ‘kemi me ta bë më zi se Hamides’ – duke iu referuar rastit të vrasjes së gruas në QKUK.

“”Kam met t’qu bashk me hamiden natan” ose “… t’shkon jeta pr lesh” – janë  vetëm dy prej shumë kërcënimeve që po i merr Zana Avdiu. Hamidja, siç e dini është gruaja shtatëzënë, që u vra mizorisht nga burri i saj. Ka edhe kërcënime tjera të rënda – me dhjetëra sosh, ku përdorët edhe gjuha eksplicite. Gjuhë e flliqt”, shkruan fillimisht Koci.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkoci.arianit%2Fposts%2Fpfbid02KLSQoWAKVKVgTtahXo5nKTTdKAMteDku6bMN8UGgVYiun559q58SuPiv9yisNGUAl&show_text=true&width=500

“Mund edhe të mos pajtohemi me Zanën, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme në një shoqëri të civilizuar. Në anën tjetër, kërcënimi publik dhe fyerja, e stimulojnë kërcënimin edhe më të madh”.  

“Krijohet klimë e linçit publik. Pas  kësaj shpesh, pasojnë edhe veprimet konkrete. Prandaj, tash po shkojme në Polici me i denoncuar të gjitha kërcënimet”.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgazetaexpressport%2Fposts%2Fpfbid02i2rh8Tjg4HgsR2ajZjBsQHEkRr3ghMn5LnuZVGrUZ8eBF9Y21qwjzn4WKv1ytWfEl&show_text=true&width=500

Kujtojmë se aktivistja Zana Avdiu i është nënshtruar një linçimi publik, si pasojë e deklaratës së saj që gjestit të lojtarit Granit Xhaka, në ndeshjen Zvicër -Serbi,  iu referua si ‘akt rrugaçërie’.

Derisa për këtë gjë ajo foli edhe në emisionin Favorit që transmetohet drejtpërdrejt në Televizionin 7, ku kishte një lidhje direkte edhe babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka.

Të ngjashme