Bashkëpunëtorja e ngushtë e presidentit amerikan, Donald Trump, Hope Hicks, është e emëruar drejtoreshë për komunikim në Shtëpinë e Bardhë, post ky që konsiderohet si “fytyra” e Washingtonit zyrtar.
Hope Hicks është një nga personat që ka punuar më gjatë me Presidentin Trump që nga koha e fushatës.
Ajo ishte caktuar në postin e drejtores së komunikimeve përkohësisht, kur zëvendësoi Anthony Scaramuccin, që u shkarkua në korrik pas më pak se dy javësh në detyrë.
Hicks ishte sekretare shtypi gjatë fushatës dhe më pas këshilltare më Shtëpinë e Bardhë. Më parë ajo kishte punuar për Organizatën Trump, përfshirë kompaninë e vajzës së tij, Ivanka Trump.
28-vjeçarja ka punësuar një avokat të Departamentit të Drejtësisë për ta përfaqësuar në hetimin për lidhjet e mundshme me Rusinë nga ana e zyrtarëve të fushatës së Presidentit Trump dhe Rusisë.