Sot Sindikata e Policisë së Kosovës, ka njoftuar se sot ka vizituar dy zyrtarët policor të sulmuar me datë 02.07.2022 gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Skenderaj.
Një njoftim thuhet se për momentin gjendja e dy zyrtarëve policor është stabile.
“Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile”.
“Sindikata e Policisë ju ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment.Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit”.