Kjo është gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Univeristar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen 34 pacientë nga Covid-19, prej tyre 6 të konfirmuar pozitiv me Covid-19 dhe 28 të tjerë post-Covid-19. Kështu është bërë e ditur nga SHSKUK.

Sipas këtij Shërbimi, me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është duke u trajtuar 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 2 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

Spitali i Pejës,1 pacient

Të ngjashme