Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 34 pacientë janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. Prej tyre 4 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 30 të tjerë post-Covid.
Sipas SHSKUK’së, me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 1 pacient
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Pejës,2 pacientë