Gjendja e 20-vjeçares e cila u aksidentua të dielën nga një veturë në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, vazhdon të jetë e rëndë dhe nën përcjelljen e barnave, raporton Ekonomia Online.
Lidhur me këtë, shefi i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shaqir Uka, ka thënë për Ekonomia Online janë duke e vazhduar përkujdesen ndaj vajzës në fjalë.
Ai gjithashtu ka theksuar se ajo vazhdon të jetë nën trajtim të barnave të ndryshme.
“Pacientja për të cilën ju i referoheni po vazhdon me qëndru në gjendje stabile edhe pse lëndimet janë mjaftë serioze. Ne po vazhdojmë me dhënien e terapisë dhe po vazhdon me qenë e monitoruar dhe nën përcjellje tërë kohën dhe ne vazhdojmë me mbajte në këtë gjendje të fjetur”, ka thënë Uka për EO.