Infektologu, Valbon Krasniqi ka folur për të infektuarit me koronavirus në Kosovë.
Në mesin e të infektuarve është edhe këngëtari, Muhamet Sejdiu.
Infektologu ka bërë me dije që gjendja e Sejdiut është stabile, teksa ka shtuar se nesër do t’i bëhet testi i dytë për të parë nëse e ka kaluar virusin.
“Ka dy javë që është duke qëndru në Infektiv nesër pritet ti bëhet testi i dytë. Muhameti është një pacient shumë pozitiv shumë i saktë”, ka thënë infektologu në 1KL të Ktv-së, përcjell Insajderi.
Mes tjerash, Krasniqi është shprehur se në Klinikë kanë shumë “Muhameta” të tjerë, për të cilët mjekët tanë po punojnë me shumë bindje dhe besim se do t’a tejkalojmë këtë situatë.
Deri më tani numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 91, teksa një ka vdekur dhe tjetri është shëruar.