Kjo është gruaja e vetme që punon si roje e pyllit në Kosovë (Foto)

Prishtinë | 08 Mar 2017 | 20:00 | Nga

Është një profesion i vështirë për femra, por Shemsije Rexha, ka më shumë se 30 vite që punon.
Edhe pse duket se është profesion i dedikuar për meshkuj, Shemsije Rexha nga Komuna e Drenasit, është e vetmja femër e cila ruan pyjet, shkruan “Magazina.al”

Ajo pothuajse i njeh drunjtë e pyjet më mirë se shumë meshkuj, ndërsa ja ka kushtuar jetën këtij profesioni.

Se ky profesion është i dedikuar për meshkuj, e tregon edhe fakti që Shemsija vesh uniformë burrash, pasi ky sektor në Kosovë nuk ka uniformë për femra, por që Shemsija duket se e ka mposhtur këtë sfidë dhe shumë të tjera, pasi tani numëron më shumë se 30 vite si teknike e pylltarisë në Komunën e Drenasit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme