Në kujtesë tash e tutje do të mbeten vetëm perlat që solli për shumë dekada, Nexhmie Pagarusha e lindur në fshatin e vogël të Malishevës, që me krenari mban të njëjtin emër. Këngëtarja që i këndoi Bareshës, Rexhës, Hasan Agës, Kosovës së Bukur, e Dehur jam, e shumë të tjera për një moment vendosi ta lë këngën, por jo me dëshirën e saj.
Në 28 nëntorin e vitit 2018, Nexhmije Pagarusha u pa për herë të fundit në një koncert, i cili u organizua me rasti e Ditës së Flamurit.
Bashkë me këngëtaren Violetë Kukaj, zëri i rrallë i Nexhmijes jehoi edhe një herë, para adhuruesve të këngës së saj.
Duke e kujtuar bilbilin e këngës shqipe, këngëtarja Kukaj ka thënë se zëri i Pagarushës do të jetojë përgjithmonë në zemrat e atyre që e deshën muzikën e saj.
“Trupi vdiq, por përjetësia mbeti”, u shpreh Kukaj.
Ishte viti 1948, kur Nexhmije Pagarusha, si nxënëse e shkollës së mesme u bë soliste e radios së vetme në Kosovë; Radio Prishtinës. Më asgjë nuk e ndali.
Selia prej 150 këngëve të saj që do vijnë me vonë vetëm sa e vulosnin vlerat vokale të këngëtares që ende nuk po arrinin t’ia kuptonin të gjithë.
Dikush e fishkëllente, e dikush tjetër u mundua ta stopojë rrugëtimin e saj drejt suksesit.
Ajo u detyrua t’i ndërpres studimet për solo-këndim në Beograd, sepse profesorët serbë, çuditërisht nuk vërenin talent tek kënetorja më e talentuar shqiptare.
Nexhmija u kthye sërish në Prishtinë, por nuk e ndali muzikën e krahas saj po merrej edhe ma aktrim.
Por dashurinë për këngën dhe atdheun e kishte në zemër.
Duke e pasur në krah bashkëshortin e saj, kompozitorin më të mirë që kishte Kosova, Rexho Mulliqin, ajo e dinte që vlerat megjithatë një ditë do të çmohen në vendin e saj./Gazetaexpress
Kultura shqiptare, nuk do ta kishte madhështinë e saj, pa zërin e kristaltë të Nexhmijes që tash e tutje do të dëgjohet vetëm përmes këngëve.
Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha ka vdekur në moshë 86 vjeçare. Nexhmije Pagarusha ka lindur 7 maj 1933 në Pagarushë.