Tani e dimë te gjithë. Barrikadat u larguan me një marrëveshje ne mes te Serbisë ne një anë dhe Amerikës e BE-së në anën tjetër.
Në këtë marrëveshja u vendos që të lirohet Pantiqi dhe të largohen barrikadat.
Kosova nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshje fare, sepse nuk është palë kostruktive as e besueshme.
Me këtë marrëveshje për sigurinë e serbëve në Kosovë përgjegjësinë e merr Amerika. Në Veri nuk ka të drejtë që të dërgohet as FSK-ja as Policia Speciale, pa e njoftuar, lexo marrë pëlqimin e KFOR-it.
Kjo është humbje ma e madhe të cilën e ka përjetuar pushteti në Kosovë ne 23 vjetët e fundit.
Nuk është humbje marrëveshja si përmbajtje, po se Kosova nuk është pale as nuk pyetet fare, sepse është destruktive dhe me veprimet e saj po e rrezikon sigurinë e Kosovës e partnereve tanë, gjë të cilët e dëshiron dhe nxite Putini.
Pushteti në Kosovë po të kishin një pike moral, do të jepnin dorëheqje, komplet krerët e shtetit, në radhë të parë Kurti e Osmani, të cilët nuk janë palë në një marrëveshje ku bëhet fjalë për territor e qytetarë të Kosovës.
Aq me keq, Kurti e Osmani nuk janë partnerë të besueshëm dhe institucionet e sigurisë së NATO-s e SHBA-s nuk shkëmbejnë me ta fare informata.
Qeveria mundet me i pasë 51% të votave, po Amerika i ka 99% kur është ne pyetje Kosova.
Shteti ynë është Zonë e Interesit Nacional te SHBA, për fat të mirë.