Kjo është lista e kandidatëve të PSD’së për asamble të Prishtinës

Prishtinë | 14 Gus 2025 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Besa Shahini që është kandidate e PSD’së për kryetare të Prishtinës ka publikuar listën e kandidatëve për asamblistë në kryeqytet.

Ajo ka thënë se ata do të punojnë që Prishtina të mbetet një vend më i drejtë dhe më i jetueshëm për të gjithë.

“Entuziaste me ekipin tim për Prishtinën 😍 Njerëz që e njohin dhe e ndjejnë këtë qytet, aktivistë të kahmotshëm që mbrojnë të drejtën për të jetuar këtu, aktivistë të rinj që duan të përmirësojnë lagjet e tyre, profesionistë nga fushat më të rëndësishme për jetën e përditshme në qytet. Të gjithë do të punojnë që Prishtina të mbetet qyteti ynë i përbashkët, një vend më i drejtë dhe më i jetueshëm për të gjithë, ku secili përket dhe mund të ndërtojë jetën e vet.”

Të ngjashme