Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020.
Deklarimi vjetor i pasurisë për vitin 2020 ka filluar më 1 mars 2021 dhe ka përfunduar më 31 mars 2021.
Në mesin e deputetëve të cilët kanë deklaruar pasurinë e tyre është edhe ish-deputetja e PDK-së, tani në Vetëvendosje, Adelina Grainca.
Ajo ka deklaruar në pronësi të saj një biznes privat në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj.
Ndërsa, ka deklaruar edhe shtëpi, banesë e truall në emër të prindit të saj.
Granica ka dy vetura në pronësi të biznesit të saj, një në vlerë mbi 5 mijë euro e tjetrën mbi 13 mijë euro.
Gjithashtu ajo ka deklaruar se ka rreth 10 mijë euro para të gatshme në llogarinë e biznesit të saj.