Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Murati ka treguar se ka një banesë çmimi i së cilës është 38 mijë euro, ndërsa është pronar edhe i një toke që kushton 23 mijë euro.
Ai në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion ka treguar se vozitë një veturë që ka vlerë mbi 3 mijë euro.
Ai po ashtu posedon dhe aksione në “Tesla Inc”, “Allianz SE”, “Volksë agen AG”, “Netflix Inc.”.