Prishtina sot do ta zhvillojë ndeshjen e dytë ndaj St Joseph’s nga ora 17:45, e vlefshme për fazën para-kualifikuese të Ligës së Evropës.
Ekipi i Mirel Josës befasisht barazoi 1-1 në ndeshjen e parë në ‘Fadil Vokrri’, teksa tani padyshim fitorja mbetet e padiskutueshme.
‘Bardhekaltrit’ janë favorit absolut pasi skuadra nga Gjibraltari përbëhet nga gjysmë-amator, pavarësisht barazimit në ndeshjen e parë, shkruan lajmi.net.
Ahmed Jonuzi, Tun Bardhoku dhe Alban Shillova janë mungesat e konfirmuara për sot, ndërsa Basid Khalid mbetet në dyshim.
Gjithsesi, në njoftimin e dhënë së fundmi nga faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook është konfirmuar premia që i është premtuar futbollistëve në rast të kalimit në raundit tjetër.
50 mijë euro do përfitojnë lojtarë nëse arrin ta kualifikohen në fazën tjetër të Ligës së Evropës, aty ku i pret Rangers.