Deena Abdulaziz Al-Saud është princesha e Arabisë Saudite. Sidoqoftë, ndryshe nga vajzat e tjera rezidente në vend, ajo nuk mban të veshur as hixhab e as burka, të cilat janë veshjet e besimit islam e që respektivisht janë të detyrueshme në vendet arabe.
Ajo është e martuar me princin e Arabisë Saudite, Abdulaziz bin Nasser bin Abdulaziz Al Saud dhe bashkë kanë 3 fëmijë, një vajzë dhe dy djem binjakë.
Princesha zotëron një butik me veshje ekskluzive e ndoshta kjo edhe e ka bërë që të ketë imazhin e saj tipik europian me flokë e fustane të shkrutër, veshje eksentrike e me shije të hollë.
Pas zbulimit të princeshës (ndoshta) më trend të të gjitha kohërave, tani kemi një ikonë më shumë, një frymëzim më tepër e një arsye pse duhet t’i presim flokët e shkurtra, pse jo.