Sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness, rruga më e ngushtë në botë gjendet në qytetin Reutlingen, në Gjermani dhe quhet “Spreuerhofstraße”.
Kjo rrugë që ndodhet në mes të dy shtëpive të vjetra, të ndërtuara fare pranë njëra tjetrës, është 31 centimetra e gjerë në pikën e saj më të ngushtë, ndërsa gjerësia e saj mesatare është 40 cm.
“Spreuerhofstraße” që tashmë është shndërruar në atraksion turistik është e gjatë vetëm 3.8 metra.
Megjithatë, për shkak të vjetërsisë muri i njerës shtëpi ka filluar të anohet dhe autoritetet frikësohen se kjo rrugë do të mund të ngushtohej edhe më shumë.
Kjo rrugë nuk këshillohet për njerëzit obez dhe ata me të gjatë se 1.80 cm, pika ku pullazet e shtëpive afrohen se tëpërmi.
Me herët, rruga më e ngushtë në botë është konsideruar “Parliament Street” në Exeter të Anglisë (me gjerësi prej 0.64 cm deri 1.2 m) e cila duhet pranuar më shumë i ngjason emërtimit rrugë.