Kjo është shuma që MKRS ka ndarë për Donjeta Sadikun

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 15:47 | Nga

Donjeta Sadiku jo vetëm që është boksierja jonë më e mirë, por është edhe në mesin e sportistëve më të mirë në përgjithësi. Synimi i saj është arritja e normës olimpikë për “Tokio 2020”. Për ta përkrahur në këtë drejtim, Ministria e Sporti e ka ndarë shumën prej 12.300 eurove.

“Me këtë marrëveshje Ministria e Sportit do ta financojë sportisten Sadiku në vlerën prej 12 mijë e 300 euro me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për përgatitjen e sportistes për Kampionatin Botëror në Nju Delhi-Indi. Mbështetja për sportistët nuk do të ndalet dhe se kjo bëhet me qëllim të përkrahjes së talenteve të rinj, të cilët me punën e tyre të suksesshme po arrijnë  të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në mënyrë të denjë nëpër kampionate të ndryshme ndërkombëtare”, ka shkruar ministri Kujtim Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme