Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka deklaruar se Qeveria e Serbisë ka miratuar “strategjinë e menduar mirë dhe të qëndrueshme” lidhur me “rastin Trepça”, transmeton Koha.net.
Siç ka thënë ai, njofton b92, Beogradi në mënyrë diplomatike do të përgjigjet në atë që ai e ka quajtur “hap i njëanshëm i institucioneve të përkohshme të Kosovës në përpjekjen e konfiskimit të kombinatit Trepça.
Sipas tij, kjo është strategjia “ për të ruajtur Trepçën”:
Qeveria do të njoftojë organizatat relevante ndërkombëtare për shkeljen e hartave bazë të të drejtës ndërkombëtare;
Shefi i diplomacisë Ivica Daçiq do t’iu dërgojë letër anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të KB-së ,me të cilat detajisht do t’i njoftojë me problemin e Trepçës;
Daçiq, në nëntor, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit, do të flasë për Trepçën;
Do të ndërmerren “aktivitete juridike” për mbrojtjen e pasurisë së Serbisë, para së gjithash Fondin për Zhvillim i cili është 55 për qind pronar i Trepçës;.
Qeveria ka vendosur që të kërkojë nga KFOR-i që të pengojë çfarëdo përpjekje ta pengojë çfarëdo përpjekje të Prishtinës që me aksione dhune ta vërë nën kontroll pjesën veriore të Kombinatit.