Kjo fushatë po del të jetë më e gjata e më e gërditshmja

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 23:05 | Nga Agron Demi

Kjo fushatë zgjedhore do të duhej të ishte më e shkurtëra në historinë e zgjedhjeve në Kosovë. Madje e mira e së mirës do të ishte që të dalim drejt e në votë, pa dëgju “programet” askujt. Qe 20 vjet krejt i kemi dëgju.

Po kjo fushatë po del të jetë më e gjata e më e gërditshmja. Fatkeqësisht në këtë kanë kontribu televizionet, të cilat i kanë fry fushatës që ditën pas dorëheqjes së qeverisë.

Na kanë premtu kah 200 mijë vende të punës, liberalizim vizash, rroga kah 1000 euro për krejt, rritje ekonomike prej 8% në vit, anëtarësim në BE, OKB e NATO; shëndetësi e arsim të standardeve më të larta, luftim të korrupsionit, integrim të veriut…

Andaj lirisht fleni e me 6 tetor dilni votoni. Veç mos votoni SHABLLON. Se pastaj shabllon keni me pas jeten, qashtu qysh e keni pas deri tash.

E kur të kemi qeverinë e re, atëherë është mirë të kemi këso debatesh çdo natë, ku ministrave u kërkohet përgjegjësi për punët ditore.

Të ngjashme