Kjo lagje në Prishtinë mund të mbes pa ujë e pa rrymë të shtunën

Prishtinë | 03 Dhj 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale KRU “Prishtina” ka njoftuar konsumatorë e lagjes Sofalia në Prishtinë, se të shtunën mund të ndërprehet furnizimi me ujë, kjo për shkak se sërish ka ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.

Siç thuhet në njoftim, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për konsumatorët e lagjes “ Sofalia” në Prishtinë,

Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Sofalia ” në Prishtinë, ju njoftojmë se ditën e shtunë , 5 dhjetor 2020 do të ketë sërish ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike nga KEDS, duke filluar nga ora 09:00-21:00.

Andaj, kjo ndërprerje e energjisë elektrike mund të ndikojë edhe në ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Ju falënderojmë për mirëkuptim

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme