Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajednicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajednicën.
Bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje.
Relativizimet janë të kota, Zajednica është Zajednicë, nuk mund të bëhet kurrë as e mirë e as e pranueshme.
Shpresat për të bërë eskivazha gjatë zbatimit të Zajednicës janë të kota.