Problemi me tretjen si dhe diarreja mund të jenë shenjat e para nga të prekurit me Coronavirus. Të dhënat janë publikuar në një studim të botuar në “American Journal of Gastroenterology”.
Thuajse gjysma e pacientëve me koronavirus, në spitalet e provincës kineze Hubei, ankoheshin si fillim për probleme me tretjen.
Kërkuesit kanë zbuluare se thuajse gjysma, 48.5 % e 204 pacientëve që janë analizuar në studim janë shprehur se shenja e tyre e parë ishte probleme me tretjen, si diarreja, të vjella dhe dhimbje abdominale.

“Mjekët duhet ta kuptojnë që simptomat e tretjes, të tilla si diarreja, mund të jenë një tipar dallues i COVID-19”, përfunduan studiuesit, duke shtuar se ata nuk duhet të “presin që t’i shfaqen simptomat e vështirësive në frymëmarrje për të vepruar”.