Klea Huta dhe Elgit Doda sonte kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë me familjarë dhe miq, në Livadh.
Celebrimi i çiftit ishte konceptuar afër detit, në jug të vendit, për lidhjen që kanë të dy me bregdetin shqiptar.
Në po këtë datë, djali i tyre Krid mbush 3 vjet.
Pas celebrimit, po mbahet edhe darka pjesë e të cilës janë familjarë e miq të çiftit, mes të cilëve edhe figura publike.
Në janar 2020, të veshur si nuse dhe dhëndër, Klea dhe Elgiti realizuan një set fotografik në shkretëtirën Agafay, Marrakesh, Marok. Për shkak të pandemisë, dasma, siç duket e planifikuar tre vite më parë u shty në një moment tjetër. Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”. Ata janë prindër të një djali, Kridit.