Klienti vret pronarin e lokalit dhe plagos djalin e tij në Lushnje

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një ngjarje kriminale në Lushnje pas mesnatës në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Fier i Ri.

Viktima është Rako Qorri, 62-vjeç dhe i plagosur djali i tij Kejdi Qorri, 31-vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në lokalin në pronësi të viktimës.

Autori i dyshuar Sofokli Shani, 57-vjeç u konfliktua me 62-vjeçarin dhe e qëlloi me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa plagosi edhe djalin e pronarit të lokalit. 31-vjeçari ndodhet në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Drejt vendngjarjes shkuan menjëherë forcat policore duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, Sofokli Shani. Atij iu sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme